Shpërthen centrali bërthamor, disa të plagosur
Besohet se kanë mbetur disa të plagosur nga shpërthimi i një centrali bërthamor në Francë.
Autoritetet kanë deklaruar se “nuk ka patur asnjë rrezik tjetër bërthamor” pas shpërthimit të parë rreth orës 10 të mëngjesit të ditës së sotme.
Sipas “Ouest France”, shërbimet e emergjencës u ndodhën në vendin e ngjarjes, ku ishin ndezur flakë të mëdha.
Centrali bërthamor “Flamanville”, me vendndodhje në Gadishullin Cotentin në La Manche, përfshin 2 reaktorë me presion të lartë uji të ndërtuar në vitet 1980 dhe një reaktor të 3-të që është në ndërtim e sipër, pas një seri vonesash.
Qindra persona kanë protestuar kundër reaktorit bërthamor, i cili me shumë gjasa do ndizet në vitin 2018 pasi ka kushtuar 10.5 miliardë €./tvklan.al
Lajmi në përditësim…