Gjykata Administrative nuk i kthen mandatin Shkëlqim Selamit


Gjykata Administrative nuk i kthen mandatin Shkëlqim Selamit

15:26 09/02/2017

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami për kthimin e mandatit. Selami kishte ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin pasi kishte probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë ish-ligjvënësi ka qenë i dënuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale, që merrej me trafikun e qenieve njerëzore.

Ditën e premte pritet që Gjykata Administrative të jape vendimin edhe për ish-deputetin Dashamir Tahiri./ TV KLAN

 






Të ngjashme