Korabi akuzon arbitrat
Pasi janë ankuar për të dytën herë në Federatën Shqiptare të Futbollit, për ndëshkime nga gjykimi i arbitrave, zyrtarë të klubit dibran kërkojnë që historia, që ata e cilësojnë drejtësi të mohuar, të marrë fund.
Fehmi Mëziu, drejtor i klubit
Po penalizohemi rëndë, faktori në FSHF po prish futbollin arbitrat të marrin përgjegjësi.
Korabi mbështetet financiarisht nga donacione private të dashamirësve dibranë të futbollit dhe mungesa e një presidenti, shihet si një nga arësyet po trajtohet që tani si ekip i rënë nga Superliga.
Gerd Haxhiu/ Trainer
S’kemi një president qe te mbroje investimin e vet. Kontributi i një grupi njerëzish po shkon dem
Janë 11 rastet që Korabi pretendon se u është mohuar e drejta. Situata duket se ka ndikuar rëndë edhe tek futbollistët
Sokol Mziu/ kapiten i Korabit
Futemi në fushe me mendimin se kemi diçka kundër që do humbim ndeshjen. Na kanë porosit të mos reagojmë, por ne me këtë hamë bukë ndonjë ditë mund të shpërthejmë.
Ndëshkimi më i fundit sipas drejtuesve të klubit, ishte në ndeshjen me Skënderbeun. Sipas tyre një penallti e paqenë solli humbjen e ndeshjes. Korabi gjendet në vendin e fundit të renditjes së Superligës. Edhe fakti që i luajnë të gjithë ndeshjet jashtë për arsye të moslicencimit të stadiumit ka ndikuar në rezultatet e skuadrës.
Tv Klan