Blushi: Kam prova se bankat vidhen me ndihmën e shtetit
Deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar lidhur me grabitjen e 8 thasëve me para ditës e sotme pranë Rinasit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “
Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës. Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor. Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova.Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit!/
tvklan.al