Zbulohet foto e grabitësit të Rinasit
Ky është A. Pepa, personi i dyshuar si një nga autorët e grabitjes së një milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Qershorin e vitit të kaluar. 42 – vjeçari me origjinë nga Elbasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sipas hetimeve të deritanishme, Pepa ka qënë shofer në makinën që u përdor në grabitje. 42 – vjeçari konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për hetimin dhe për këtë arsye po kërkohet në disa vende të Europës.
Autoritetet shqiptare kanë arritur ta ndjekin 42 – vjeçarin deri në Rumani, aty ku dhe ka humbur gjurmë. Po bashkëpunohet ngushtë me policinë e këtij vendi për të bërë të mundur prangosjen e tij.
Pepa u idenfikua nga parukja e gjetur në vendin ku u dogj makina, me të cilën u krye grabitja. Në të janë gjetur elemente dhe nga to është përftuar një profil gjenetik. Ky profil është krahasuar me atë të familjareve të tij dhe është përputhur plotësisht.
TV KLan