
Arrestohet grabitësi i argjendarisë
Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ditën e enjte rreth orës 16:30, në lagjen Nr.1 Sarandë pranë qendrës së qytetit, ka shqyer portën e një dyqani argjendarie me levë. Në pranga ka rënë Nikolin Beka, i cili ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me një automjet tip Benz me targë AA 849 AH.
Dyqani i argjendarisë me pronar shtetasin M.P., nuk ka patur persona brenda pasi ishte mbyllur për pushimin e drekës./tvklan.al