Përse ka rëndësi sasia e vizave të bardha tek mishi i pulës


Përse ka rëndësi sasia e vizave të bardha tek mishi i pulës

22:50 09/02/2017

Mishi i pulës është një ndër ushqimet më të preferuara dhe më të konsumuara në botë.

Konsumi i tij është kaq i madh sa fermerët janë të detyruar të adaptohen me kërkesat. Kjo bën që në vetevete të ketë efekte në cilësinë e pulës.

Shumë ekspertë thonë se pula është një opsion i shëndetshëm në botën e mishit, shumë më i pastër sesa mishi derrit apo qengjit. Por sipas studimeve, mishi i pulës nuk është më i mirë sa dikur.

Ekpertët kanë ngritur sëfundmi shqetësimit për “vizat e bardha” që gjenden tek pula. Ato janë pjesë dhjamore që shfaqen si pasojë e kushteve në të cilat rriten zogjtë.

Tradicionalisht, mishi i gjoksit të pulës është i butë dhe ka një sasi tepër të vogël dhjamore që zakonisht ndodhet rreth e rrotull saj, e jo në mes.

Këto viza janë pasojë e mënyrës sesi rritet pula në këto ferma. Fermerët duhet të prodhojnë pula të mëdhaja, për këtë arsye ata bëjnë gjithçka të mundur për t’i rritur ato sa më shumë e sa më shpejt. Për pasojë, pulat rriten me sasi të mëdha dhjamore.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Arkansas dhe Texas A&M doli në përfundimin se sasia e vizave të bardha është shtuar gjatë viteve të fundit. Shkencëtarët gjetën prezencë të tyre në 96 përqind të zogjve të marrë në testim, nga 289 në total.

Vizat e bardha nuk do të thonë vetëm më shumë sasi dhjamore, por edhe një impakt negativ në cilësinë e mishit. Sipas ekspertëve, kjo e bën mishin më pak të butë dhe bën që të mos jetë më aq i shijshëm.

Megjithatë, këto viza nuk e dëmtojnë totalisht mishin e pulës që mbetet i mbushur me proteina të shëndetshme për trupin e njeriut./tvklan.al






Të ngjashme