Arrestohen 4 të rinj për terrorizëm në Francë
Një 16-vjeçare është arrestuar në Montpellier, France si e dyshuar për organizimin e një sulmi terrorist.
Raportimet tregojnë se ajo ka qenë një nga 4 të arrestuarit gjatë hetimeve që u bënë në Francë për sulme terroriste.
Vajza adoleshente është arrestuar bashkë me të dashurin e saj 20-vjeçar dhe dy djem të tjerë të moshave, 26 dhe 33 vjeç, gjatë një operacioni të antiterrorizmit francez të premten në mëngjes.
Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se grupi kishte planifikuar një sulm me një bombë vetëvrasëse dhe me disa lëndë të tjera që shërbejnë për krijimin e bombave artizanale në një zonë të paspecifikuar turistësh në Paris.
Materialet e gjetura janë të ngjashme me ato që janë përdorur në sulmet terroriste të Parisit dhe Brukselit.
Sipas “M6”, të katërt te arrestuarit kanë qenë për një kohë të gjatë nën vëzhgimin e autoriteteve, ndërsa dyshohet se 20-vjeçari ishte kamikazi që do të shpërthente bombën./ TV KLAN