E merr në makinë, 30-vjeçari tenton të përdhunojë shoqen e gruas
Policia e Durrësit ka arrestuar 30-vjeçarin Nik Lila, një emër i njohur për blutë e qytetit bregdetar pasi ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje. Të mërkurën e kësaj jave bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci dhe shoqja e saj, sipas kallëzimit janë dhunuar nga 30-vjeçari.
Denoncimin bashkëshortja e tij A.L. 23 vjeçe dhe shoqja e saj Xh. M. 22 vjeçe e kanë bërë ditën e enjte.
Po këtë ditë 30-vjeçari ka marrë në makinë shoqen e bashkëshortes dhe duke e kërcënuar e ka çuar në sektorin Rinia. Aty ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Mbi 30-vjeçarin rëndojnë akuzat e dhunës në familje, dëmtime të tjera me dashje, si dhe heqja e paligjshme e lirisë./tvklan.al