Emrat/ Tragjedi në Fier, vret të dashurën e më pas veten


Emrat/ Tragjedi në Fier, vret të dashurën e më pas veten

15:20 10/02/2017 https://youtu.be/YkmQYVhv8cY

Tragjedi në Fier. Një i ri ka vrarë të dashurën dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shën Pjetër.

Sipas policisë në automjetin tip “Fuoristradë” me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë Drini Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi, 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnjë.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçaren, ka vrarë veten.

Në dorën e Drini Dervenit është gjetur një pistoletë e tipit TT, e armatosur. 

Sipas policisë nga të gjitha provat e gjetura në vendngjarje Drini Derveni pasi ka vrarë Ermira Arapi, ka qëlluar veten e tij. Dyshohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një krim pasioni. Të dy personat e vdekur ishin të martuar dhe 32-vjecari nga Fieri kishte edhe fëmijë.

Grupi hetimor ende nuk i ka zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë. Janë pyetur familjarët e dy të rinjve për të arritur tek motivi i cili çoi dy të rinjtë drejt kësaj tragjedie./ tvklan.al






Të ngjashme