Një shekull nga lindja e Musine Kokalarit
Dita e lindjes së Musine Kokalari, do të përbëjë jo vetëm një ndalesë për të kujtuar shkrimtaren e parë shqiptare, bashkëthemeluesen e Partisë Social-Demokrate dhe një nga intelektualet që nuk u gjunjëzua para regjimit komunist, por edhe nisjen e një procesi të vështirë, hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.
Shënjimi i krijimtarinë letrare e publicistike e gruas së parë disidente që mbylli sytë në internime pas 20 vitesh e burgosur, do të vazhdojë me rikonstruksionin e shtëpisë gjirokastrite që i dha jetë Musine Kokalari.
Ekspozita e hapur në Bibliotekën Kombëtare zbulon fillimet letrare, veprën e plotë, dëshminë e persekutimit dhe objekteve personale të Musines gjatë internimit në Rrëshen.
Nga sot, biblioteka numër 9 në Tiranë do të mbajë emrin e Musine Kokalarit, që Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e quajti simbol të rezistencës. / TV KLAN