Foto/ “Hurremi” prezanton vajzën në datën e lindjes
Aktorja e famshme turko-gjermane, Meyrem Uzerli, ka prezantuar “dashurinë më të madhe”, vajzën e saj që mbush 3-vjeçe.
Lara është vajza që Uzerli, e njohur në Shqipëri si Hurremi e “Sulejmanit të Madhërishëm”, ka nga martesa me Can Atesin. Bashkangjitur me foton e vajzës, aktorja ka shkruar edhe një mesazh shumë prekës. “Ti je dhurata më e madhe për mua, dashuria më e madhe, gjithçka imja. Ti më ke dhënë forcë që në sekondat e tua të para. Asnjë fjali nuk mund ta shpjegojë se sa shumë të dua,” shkruan Uzerli. “Ditën që linde ti, linda edhe unë,” i thotë ajo së bijës./tvklan.al