Turqia në referendum më 16 prill për presidentin


Turqia në referendum më 16 prill për presidentin

19:30 11/02/2017

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të rrisë edhe më shumë pushtetin e tij në vend. Komisioni zgjedhor në Turqi vendosi 16 prillin si datë të referendumit për fuqinë e kreut të shtetit. Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti Erdogan dekretoi reformën kushtetuese të miratuar nga parlamenti.

Ndryshimet kushtetuese ishin një nismë e vetë Erdoanit, pasi i garantojnë atij pushtetin për të emëruar ministra dhe funksionarë të lartë të shtetit, të shpërbëjë parlamentin, të shpallë gjendjen e emergjencës si edhe të emërojë gjysmën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Kjo lëvizje ka ndeshur kritikën e opinionit publik në Turqi, që e konsideron reformën si përqendrim të pushteti në duart e Erdogan, ky i fundit shpeshherë i akuzuar për autoritarizëm. Nga ana tjetër qeveria turke gjykon se një presidencë më e fortë, do të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit.

Tv Klan






Të ngjashme