Kukësi fiton me përmbysje me Tiranën
Kukësi arriti një fitore të vështirë me Tiranën që kishte shumë mungesa. Rezultati në fund të 90 minutave ishte 2 – 1 në favor të ekipit të Gjokës, por që iu desh të përmbyste disavantazhin e pjesës së parë.
Taku i cili mbante edhe shiritin e kapitenit për bardheblutë shënoi në minutën e 38’ duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Tiranës. Ekipi i Kukësit u zgjua në pjesën e dytë Pejiç dhe më pas Emini mundën portierin Lika shpëtimtar disa herë i portës së vendasve.
Tirana nuk ka asnjë pikë në fazën e tretë. Skënderbeu fitoi 1 – 0 me Laçin në Korçë, një rezultat që e ngjit në vendin e dytë. Goli është shënuar nga Salihi në mesin e pjesës së parë. Një sukses i arritur me një lojë të mirë të korçarëve.
Vllaznia mundi 3 – 2 me përmbysje Flamurtarin në takimin që u zhvillua në Shkodër. Sfida ishte tepër emocionuese në minutat e fundit ku u shënuan 3 gola. Kjo është fitorja e parë pas 7 ndeshjesh për Vllazninë në kampionat. Të premten Partizani u ndal në një barazim pa gola në Durrës. Java e 21 e Superligës përfundon të dielën me ndeshjen Luftëtari – Korabi.
Tv Klan