Bayern shkëputet me ndjekësit


Bayern shkëputet me ndjekësit

21:45 11/02/2017

Bayern Munchen fiton në fund takimin në fushën e Ingolstadt. 3 pikë të mundimshme të skuadrës së Ancelotti. Golat në kohën shtesë të Vidal e Robben e çuan në 7 pikë diferencën me ndjekësit më saktësisht me Leipzig që u dorëzua përballë Hamburg të Mavrajt.

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte si zakonisht titullar në këtë triumf të rëndësishëm në arritjen e objektivit mbijetesë në Bundesliga 1, pasi nuk është më zonën e rënies. Afrimet e janarit kanë ndryshuar lojën e Hamburg. Disfatë për Borussia Dortmund që e humbi me rezultatin 2 – 1 takimin në fushën e Darmstadt. Bundesliga po luan javën e 20 që do të përfundojë të dielën.

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme