Kandidati “anti-Trump” zgjidhet President i Gjermanisë
Ish-ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur të dielën President i ri i Gjermanisë.
Në një senacë të veçantë, anëtarët e asamblesë parlamentare të Gjermanisë, votuan pro Steinmeierit me shumicë dërrmuese, 931 vota pro nga 1260 anëtarë te 16 shteteve federale gjermane.
Steinmeier e ka kritikuar ashpër Trumpin gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Kur u pyet në Gusht rreth rritjes së populizmit të djathtë në Gjermani dhe gjetkë, Steinmeier i kritikoi ata “që bëjnë politikë me frikën” si Donald Trump.
E përditshmja “
Berliner Morgenpost
“ e cilësoi Steinmeier-in si “Presidenti anti-Trump”.
Presidenti Gjerman ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet si një autoritet i rëndësishëm moral.
Frank-Walter Steinmeir kishte mbështetjen e “koalicionit te madh” te kancelares Angela Merkel, që përbehet nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj te majtë.
Steinmeir, 61-vjeç, është një prej politikanëve më popullorë në Gjermani. Ai do të qëndrojë në postin e presidentit për 5 vjet.
Presidenti në largim i Gjermanisë, Joachim Gauck, vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë për shkak të moshës së tij 77-vjeçare. /Tvklan.al