Tersi i Arlind Ajetit, shënon gol dhe autogol
Arlind Ajetin fati i keq po e ndjek nga pas. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti si titullar në sfidën Torino – Pescara, e fituar nga skuadra e tij 5-3.
Ajeti shënoi golin e dytë për Torinon që dominoi të gjithë lojën. U duk sikur Ajeti shpagoi gabimin e një javë më parë teksa nuk e ktheu topin si duhet në portë duke u ndëshkuar edhe më gol.
Por, një fjalë e urtë latine thotë se pas një të mirë vjen një e keqe. Kjo ndodhi edhe me shqiptarin që pasi ekipi i tij ishte në avantazh me 5 gola i dhuroi kurajo skuadrës mike duke shënuar një autogol.
Në fakt Ajeti ishte në markim trup me trup dhe pikërisht kjo i humbi ekuilibrin. Topi i ngeci nëpër këmbë dhe shoi në rrjetën e Joe Hart.
Ajeti është vlerësuar në ndeshjen e sotme për dëshirën e treguar për të vënë veten në pozicion të rëndësishëm në ekip, por tersi e ndoqi edhe këtë herë.
Fatmirësisht kjo nuk ndikoi në fitoren e skuadrës së tij, por me siguri, Ajeti nuk do të shihet me sy të mirë për një kohë të gjatë nga portieri Joe Hart./Tv Klan