15:34 03/05/2014Qeveria mohoi që infrastruktura e ushtrisë të jetë përdorur për transport të lëndëve narkotike por pak ditë nga kjo deklaratë forcat xheniere kanë nisur rrethimin e aeroportit të Gjadrid. Mjete të rënda të ushtrisë janë parë të transportojnë blloqe të mëdha betone që janë vendosur përgjatë pistës së aeroportit për të penguar uljen e çdo mjeti fluturues.Operacioni ka nisur që prej pasdites së djeshme, ndërsa gjithë zona patrullohet nga ushtarë. Paralelisht fadromat e Ushtrisë kanë shembur edhe dy godina që ndodhen në pjesën perëndimore të pistës, ndërsa janë hapur kanale në rrugët që lidh këtë pistë me rrugët kryesore dhe ato të fshatrave.Partia Demokratike përshëndeti këtë nismë të Ushtrisë që sipas saj do të pamundësojë uljen e avionëve në Gjadër dhe do të përmirësojë imazhin e vendit por tha se ky rrethim nuk shpëton nga përgjegjësia për trafikun e drogës dyshen Rama-Meta.Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të Komisionit Parlamentar Hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogës.TV KLAN