Përplasen dy trena në Luksemburg
Një tren pasagjeresh dhe një tren mallrash janë përplasur në Luksemburg të martën në mëngjes.
Një person është raportuar i vdekur deri më tani ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy nga të cilët në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave të deritanishme, një tjetër viktime mund të ketë mbetur e bllokuar në pikën e përplasjes së trenave dhe ekipet e kërkim shpëtimit nuk po arrijnë të komunikojnë me të.
Aksidenti hekurudhor ndodhi pranë Bettembourgut dhe kufirit Francez të zonës së Zoufftgen, ku në vitin 2006 një ngjarje e ngjashme tragjike u mori jetën 6 personave.
Sakaq autoritetet po hetojnë për të kuptuar shkakun e aksidentit tragjik./TV Klan