Vuçiç do të garojë për president të Serbisë?
Kryesia e Partisë Përparimtare Serbe njoftoi se kandidat i kësaj partie për president të Serbisë do të jetë Aleksandar Vuçiç, aktualisht kryeministër.
Lajmin e konfirmoi për gazetarët në Beograd zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviç.
“Vuçiç, në mënyrë unanime”, tha ai.
Zgjedhjet për president të Serbisë pritet të mbahen në pranverë.