Emrat-Foto/ Banda shqiptare që shiste drogë në kafenenë angleze
4 shqiptarë dhe 2 afganë janë arrestuar mëngjesin e sotëm për krimin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ata kishin gjashtë muaj që e ushtronin këtë aktivitet “nën dritën e diellit”, në kafenenë “Costa Coffe” pranë metrosë Ilford në Londrën lindore, një vendndodhje ideale për të shitur drogë.Ardit Isha
Gjyqi u mbajt në gjykatën e Blackfriars Crown ku banda u akuzua për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike heroine, kokainë dhe kanabis sativa. “Këta burra janë të përfshirë në aktin e shitjes së drogës dhe bënin atë haptazi “nën dritën e diellit”, u shpreh prokurori Martyn Bowyer për të pandehurit.Klevis Locaj
Banda i tërhiqte klientët e kafenesë në një tjetër vend dhe më pas u shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis. Shpesh ata përdornin biçikleta për të udhëtuar më shpejt për të marrë drogën, ndërkohë që e linin klientin të priste.Xhefri Keta
Të pandehurit i mohuan akuzat, ndërkohë që disa prej tyre deklaruan se nuk ishin përfshirë në shitjen e drogës. Hetuesit e kanë patur të pamundur të zbulonin se kush i furnizonte ata me drogë. Këta janë emrat e shqiptarëve të përfshirë: Klevis Locaj, 20 vjeç Edison Capa, 19 vjeç nga Ingrebourne Road, Rainham Xhefri Keta, 30 vjeç nga Elderfield Road, Hackney Ardit Isha, 20 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford Abdul Boota, 18 vjeç nga Fairlop Road, Leytonstone Aleem Khan, 27 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford /tvklan.al