Thaçi e Mogherini flasin për vizat
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është takuar me Federica Mogherin, shefen për politikën të jashtme të BE-së në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vet Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”.
“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai./ Klan Kosova.