
Real Madrid fiton sërish
Real Madrid nuk e lëshon kreun e renditjes. Skuadra madrilene mundi atë katalanse të Epanjolit me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur dje në “Santiago Bernabeu”. Morata dhe Beil shënuan golat e takimit.
Sulmuesi uellsian u rikthye në fushë pas 3 muajsh mungesë për shkak të dëmtimit. Barcelona duhet të zhvillojë sot takimin e saj, por gjithsesi nuk mund ta kalojë Realin, që duhet të rikuperojë edhe 2 ndeshje të prapambetura. Fitore edhe për ekipin tjetër të Madridit. Atletiko mundi 4 – 1 Sportingun e Gijonit./ TV KLAN