Roma mban vendin e dytë, Juventus 7 pikë i shkëputur
Roma mbetet në vendin e dytë duke mundur 4 – 1 Torinon në sfidën e javës së 25 të Serie A.
Skuadra e Spalletit zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë. Ekipi torinez nuk mundi të bënte shumë, pasi një gol i vetëm në minutat e fundit nuk ndryshoi asgjë në lojë.
Napoli u largua me 3 pikët nga Verona, duke mundur Chievo me rezultatin 3 – 1.
Hysaj dhe pasimin e fundit në golin e realizuar Insigne, që hapi rrugën drejt fitores.
Milan arriti fitoren me Fiorentinën. Rezultati përfundimtar ishte 2 – 1 dhe takimi u vendos nga goli i Deulofeu.
Interi mundi 1 – 0 Bolognan në sfidën e mesditës. Një sukses që nuk ishte i lehtë, pasi goli i realizua nga Gabigol në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Skuadra e Pescaras arrin një fitore të thellë në debutimin e Zeman.
Abrucezët mundën Genoan me rezultatin 5 – 0, duke parë një dritë shprese në objektivin mbijetesë. Në këtë sukses kapiteni Memushaj dha dy pasime për gol. Renditja kryesohet nga Juventus që të premten fitoi 4 – 1 takimin me Palermo. Largësia me ndjekësit është 7 pikë./Tv Klan