
Rikonstruktohet nënstacioni elektrik i Lezhës
Me një investim prej 1.9 milion dollarësh OSHEE ka kryer rikonstruktimin e nenstacionit elektrik te Lezhës, çka sipas kësaj kompanie do të garantoi sigurinë nga reshjet dhe furnizimin të pandërprerë me energji. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikë Damian Gjiknuri ishin për të marrë nga afër rivënien në punë të nënstacionit ku janë të instaluara dhe pajisjet e reja për 21 fidrat që lidhen me të.
Ndërkohë 1 milion dollarë janë duke u investuar për ndërtimin e dy fiderave të rinj 10 kV për Shëngjinin, që do të lidhen me nënstacionin e Lezhës. Investimi qe do të përfundojë para sezonit turistik.
Tv Klan