Video/ Momenti kur avioni përfundon mbi qendrën tregtare
Ky është momenti kur avioni i vogël me katër turistë në bord përfundoi mbi një qendër tregtare, duke i marrë jetën pesë personave.
Katër amerikanë dhe një pilot australian humbën tragjikisht jetën, pasi avioni i tyre u përplas në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë. Udhëtimi çarter shfaqi një ‘defekt katastrofik në motor’, shumë pak kohë pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i vogël i Essendon. Pavarsisht dëmeve të shumta, asnjë person nuk mbeti i vrarë apo i lënduar në terren. Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se ky ishte aksidenti më i rëndë i Aviacionit Civil në këtë shtet, përgjatë 30 viteve të fundit. “Sot është një ditë e dëshpëruar
”, tha ai. Aktualisht, Zyra australiane për Sigurinë e Transportit ka nisur hetimet për të zbuluar sesi Beechcraft B200 King Air u rrëzua pak pas orës 09:00 me orën lokale, duke i marrë jetën pesë personave./tvklan.al