Foto/ Hakerat serbë mesazh thumbues kibernetik për shqiptarët në aeroportin e njohur


Foto/ Hakerat serbë mesazh thumbues kibernetik për shqiptarët në aeroportin e njohur

17:09 21/02/2017 Seul – Kompania ajrore e fluturimeve Asiana Airlines, një nga më të mëdhatë në Seul, pësoi një sulm kibernetik të shkaktuar nga hakerat serbë të cilët lanë një mesazh kritikues për Shqipërinë. Kjo solli   ndërprerjen e shërbimeve të konsumatorëve në kompaninë ajrore që mban vendin e dytë si më e madhja në Korenë së Jugut.

Incidenti ndodhi në mëngjesin e të hënës dhe bllokoi hyrjen e konsumatorëve në faqen e internetit të kompanisë. Rezervimet dhe disa shërbime të tjera të tjera dolën jashtë përdorimit.

"Hakerimi nuk sulmoi drejtpërdrejtë kompaninë tonë, por supozohet të jetë bërë me qëllimin për të fituar vëmendjen e njerëzve në lidhje me çështjen serbe," tha një zëdhënës i Asiana Airlines në një deklaratë.

Faqja tregonte një mesazh dhe imazhe grafike të monumentit “NEËBORN”, një skulpturë tipografike e ndërtuar në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Një tjetër imazh grafik kishte në krye dy njerëz maskuar dhe disa armë.

"Na vjen keq, Asiana Airlines, por bota duhet të kuptojë krimin kundër njerëzimit, të kryer nga derrat shqiptarë që janë marrë me Serbinë," lexohej në mesazh, duke argumentuar se monumenti duhej të shkatërrohej.

Në një tjetër mesazh lexohej: "Serbia nuk do të harrohet."

Asiana ka thënë se e raportuar çështjen tek autoritetet përkatëse, të cilët aktualisht janë duke hetuar çështjen.

Kompania tha se asnjë nga informatat e saj për konsumatorët nuk ishte bërë publik, por mund t’i duhet kohë për të rikuperuar shërbimet online.

Asiana tha gjithashtu se incidenti duket se nuk ka asnjë lidhje me Korenë e Veriut./tvklan.al





Të ngjashme