Deputetët holandezë votojnë PRO kultivimit të kanabisit
Dhoma e ulët e parlamentit holandez, ka votuar pro kultivimit të kanabisit.
Projekt-ligji do të mundësojë që kultivuesit profesionalë, ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre të rritjes së kanabisit pa u dënuar, shkruan BBC.
Por, ende ka një ligj, pasi duhet të marrë shumicën e votave në Senat.
Blerja e sasive të caktuara të kanabisit në të ashtuquajturat “coffee shops” është legale në Holandë, mirëpo kultivimi dhe shitja e tij është ilegale.
Këto kafene ku mund të shërbeheni me kanabis në Holandë, për vite të tëra po furnizohen me këtë substancë nga shitësit ilegalë.
Departamenti i shëndetësisë ka qenë kritikues./tvklan.al