Garda pengon komunistët të kryejnë homazhet


Garda pengon komunistët të kryejnë homazhet

11:04 05/05/2014 KOMUNISTETNë ditën e dëshmorëve, atëherë kur duhet të nderohen të rënët për liri, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, për disa orë nuk i lejoi anëtarët e Partisë Komuniste të kryenin homazhet e tyre, pasi ata nuk pranuan të mos mbanin fotografitë e Enver Hoxhës, në këtë rast në cilësinë e Komandantit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Në të njëjtën kohë, Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit Meta, bënë homazhet e rastit dhe vendosën kurora me lule.

I kërkuar nga gazetarët të thotë fjalën e tij në këtë ditë, Rama ia la vendin kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.

Më pas ishte radha e opozitës që të kryente nderimet. Pasi kishin ardhur një pjesë e mirë e deputetëve të djathtë, mbërriti edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas tij Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Pas vendosjes së kurorave në këmbët e monumentit “Nënë Shqipëri”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo është dita që duhet vlerësuar kontriburti i atyre dhe u fijuan për lirinë

Ndërkaq përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, bënë homazhe pranë bustit të Qemal Stafës. Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, Luan Rama kërkoi edhe një herë ngritjen e një komisioni që do të merret me organizimin e ceremonive shtetërore.

Ndërsa Basha, vizitoi familjen e dëshmorit të Demokracisë, Azem Hajdari, të dëshmorëve të atdheut Muharrem Alla dhe Sefer Ismail Imeri. Bashkia e Tiranës rivendosi edhe pllakatën në vendin e vrasjes së 14-vjeçarit Spartak Deliu gjatë protesave kundër regjimit komunist, në Mars të vitit ‘91.

TV KLAN





Të ngjashme