Merr fund arratia e të dënuarit me burg
Namik Beqiraj ishte dënuar me 7 vite burg, por jetonte në arrati.
Megjithatë, liria e tij nuk zgjati më shumë pasi 51 – vjeçari nga Patosi përfundoi në prangat e policisë së Fierit, në një operacion policor të koduar “Ofiçina”.
Beqiraj do të duhet tashmë të shlyejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve./tvklan.al