21 – vjeçari dhunon për një muaj e gjysmë nënën dhe motrën


21 – vjeçari dhunon për një muaj e gjysmë nënën dhe motrën

10:29 23/02/2017

Nënë e bijë, prej një muaji e gjysmë jetonin nën ushtrimin e dhunës konstante, si fizike ashtu edhe psikologjike.

Pas saj fshihej djali i familjes, tashmë i prangosur nga policia. Ai është Elton Mezini, 21 – vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” të qytetit të Lushnje.

Viktima të të riut kanë rënë nëna 45 – vjeçare A.M dhe motra, E.M, 20 – vjeçe. Mezini tashmë duhet të përballet me akuzën e dhunës në familje./tvklan.al






Të ngjashme