6 kallëpe tritol pallatit 22 katësh të Shkëmbi i Kavajës
Gjashtë kallëpe me tritol ishin vendosur në katin e 18 të një pallati 20-katëshe tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Policia e qytetit bregdetar thotë se 19-vjeçari E.Shala ka denoncuar në polici se në pallatin në pronësi të babait të tij në katin e 18 ishin vendosur 6 kallëpe të dyshuar me tritol.
Efektivët policisë pas kontrollit zbuluan se në dy kollonat e betonit në katin e 18-të (
të pa përfunduar
) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpe, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Në këtë pallat ishin shtuar 4 kate me skelete metalike e druri dhe prej kohësh asnjë njeri nuk kishte vënë dorë duke bërë që ato të ishin një rrezik për banorët poshtë.
Rreth një javë më parë ishin shembur dy kate, ndërsa kjo gjë tmerroi jo pak banorët e pallatit. Ky pallat i përket biznesmenit të njohur Enver Shala, i cili ka në bregdetin e Durrësit edhe një pallat tjetër 30-katësh.
Policia ka dyshime se vetë pronarët mund të kenë vendosur tritol, në mënyrë për të prishur katet shtesë, ndërsa po hetohet edhe pisa e një vënie të qëllimshme./ tvklan.al