Vdekja e 23-vjeçarit në Korçë, policia arreston autorin e dytë
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës ka zbardhur fakte të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça.
Policia e Korçës ka arrestuar Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.
Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Policia sqaron se Llazar Dinerezulton bashkautor me pronarin e lokalit Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.
Të dy këta persona, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë./tvklan.al