Ziadin Sela: “Shqiptarët e Maqedonisë më të dobët pas zgjedhjeve”


Ziadin Sela: “Shqiptarët e Maqedonisë më të dobët pas zgjedhjeve”

16:01 05/05/2014 Ziadin SELAËshtë kryetari shqiptar i Komunës së Strugës në Maqedoni, Ziadin Sela që në një intervistë për TV Klan thotë se nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura së fundmi shqiptarët dolën edhe më të humbur. Sipas tij të drejtat e shqiptarëve prej vitesh nëpërkëmben, por çuditërisht partia Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet rriti mbështetjen e saj në elektorat.

Por këtë Sela bën përgjegjës Menduh Thaçin, kryetarin e partisë së tij që në këto zgjedhje nuk e bashkoi opozitën.

Kreu i Komunës së Strugës ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit nga Partia Demokratike Shqiptare për t’i hapur rrugë reformimit të saj. Por Thaçi e ka akuzuar si tradhëtar.

Për Ziadin Selën më shqetesues se postet që do të marrin shqiptarët në qeverinë e re është mosrespektimi i marrëveshjes së Ohrit.

TV KLAN





Të ngjashme