51-vjeçari i shpëton atentatit
Një 51-vjeçar i ka shpëtuar një atentati. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Risili-Llakatund, në Vlorë.
Sipas policisë rreth orës 21:40 të së hënës, 51-vjeçari P.S duke udhëtuar me automjetin tip “Benz”, me targë AA 029 LV, ka dëgjuar disa të shtëna me armë.
Kur ka arritur në banesë, ai ka konstatuar se mjeti i tij kishte marrë 4 goditje me armë zjarri,por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve./tvklan.al