Basha: Nuk ka Vetting me narkotrafikantë në pushtet
Në ditën e 11 protestës kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përcolli mesazhin se opozita është e vendosur të qëndrojë në shesh dhe se me narkotrafikantë në pushtet nuk mund të ketë Vetting.
“
Drejtësia është në shënjestër të mafias nga kjo qeveri nuk ka Vetting me narkotrafikantët ne pushtet”
.
Më herët, kur çadrës së opozitës iu bashkuan pensionistë dhe banorë të Himarës, Basha përsëriti kërkesën për qeveri teknike dhe se tha se nuk ka kthim pas deri në plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira e të ndershme.
“
Kauza jonë është zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa drogë dhe për këtë është e domosdoshme krijimi i një qeveri pa konflikt inversi me zgjedhjet e lira. Ky kryeministër është në konflikt interesi dhe kjo është arsye për të krijuar një qeveri që nuk ka konflikt me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një qeveri që nuk është fajtore, e cila nuk tregohet me gisht nga ministrat se ka urdhëruar lirimin e bandave
.”
Basha e akuzoi qeverinë për premtime të pambajtura ndërsa i premtoi pensionistëve se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pension minimal nën 250 mijë lekë./Tv Klan