Operacion masiv anti-terror në Berlin


Operacion masiv anti-terror në Berlin

20:37 28/02/2017

Policia gjermane kreu një operacion të gjerë me disa kontrolle në pika të ndryshme të Berlinit, me qëllim neutralizimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Anis Amri, autorit të masakrës së Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, ku humbën jetën 12 persona.

Veç disa apartamenteve, u kontrollua edhe një xhami që dyshohet se frekuentohej nga terroristi tunizian. Autoritetet gjermane njoftuan se nuk u arrestua asnjë i dyshuar, por xhamia në fjalë u urdhërua të mbyllej pasi dyshohet se shërben si vendgrumbullim ekstremistësh dhe pikë rekrutimi e të rinjve për të luftuar në Siri.

Tv Klan






Të ngjashme