Deklaratat e Calaveras për ONM, Vasili letër Vlahutin
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka reaguar pas sqarimit të shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera lidhur me rolin e bordit të ONM.
Vasili i ka dërguar një letër ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë Ramana Vlahutin. Në këtë letër ministri Vasilit kërkon që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në(Project Menagement Unit) për Vetingun. Në letër Vasili thotë se është ndryshuar termi i strukturës pa dhënë sqarime, çka sipas tij ndryshon dhe funksiononin e saj. Në këtë mënyrë ministri Vasili e sheh të domosdoshme përpilimin e rregullores së PMU-së./tvklan.al