Vrasësi nga Burreli do ekstradohet


Vrasësi nga Burreli do ekstradohet

11:48 01/03/2017

Saliman Barçi, vrasësi shqiptar i cili ka jetuar nën identitet fals për 14 vite, më në fund do të ekstradohet në Shqipëri nga autoritetet britanike. 41-vjeçari prej vitesh jetonte në Britani nën identitetin fals të Samir Berisha, duke u hequr si refugjat kosovar.

Barçi, i cili ka humbur edhe një këmbë gjatë një aksidenti me motor, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve në Burrel në vitin 1997.

Dosja e tij ka mbetur pezull vetëm për shkak të largimit të Barçit në Britani dhe mungesës së provave deri në majin e vitit të kaluar, kur çështja u rihap dhe gjykata shqiptare kërkoi zyrtarisht ekstradimin e tij.

Gjatë kësaj kohe Barçi ka bërë një betejë ligjore duke pretenduar se me kthimin e tij në Shqipëri, rrezikohet nga gjakmarrja dhe gjithashtu hedh dyshime mbi sistemin gjyqësor të korruptuar shqiptar.

Gjithashtu ai ka pretenduar se mungesa e kushteve mjekësore në burgjet e shqiptare mungojnë dhe ai rrezikon përkeqësim të shëndetit. / TV KLAN






Të ngjashme