Dënohet Partizani
Partizani është ndëshkuar me 4 ndeshjet pa tifozë. Të kuqtë janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e përkrahësve në takimin e së dielës në Kukës. Sipas njoftimit klubi kryeqytetas duhet të zhdëmtojë stolat e prishur në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Kësaj mase i shtohet edhe një penalizim i mëparshëm me 1 ndeshje për hedhjen e flakadanëve në fushë nga tifozët e Partizanit në derbin me Tiranën. Klubi i kuq reagoi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, duke thënë se këto penalizimi dëmtojnë skuadrën dhe favorizojnë ekipe të caktuara.
Nuk përjashtohet edhe ankimim nga Partizani për këtë masë. Në reagim përmendet fakti se në drejtim të tifozëve të kuq u lëshuan edhe gurë nga jashtë stadiumit. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së gjobiti edhe Kukësin me 100 mijë lekë për masa organizative të pamjaftueshme. Ndeshja Kukësi – Partizani u ndërpre për disa minuta për shkak të incidenteve në tribuna.
/ TV KLAN