LSDM-ja dhe deputetët shqiptarë të Zaevit se zbatojnë gjuhën shqipe
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), e drejtuar nga Zoran Zaev ka paralajmëruar formimin e qeverisë me partitë e bllokut shqiptarë, duke pranuar deklaratën politike të firmosur në Tiranë.
Zyrtarë të kësaj partie madje kanë deklaruar se gjuha shqipe është zyrtare. Por një gatishmëri e tillë akoma nuk po shihet nga partia e Zaevit. Ueb-faqja e partisë dhe komunikimi me mediat akoma bëhet vetëm në gjuhën maqedonase. Ndërkohë që edhe deputetët shqiptarë të LSDM-së, në rrjetet sociale në shumicën e rasteve shkruajnë mendimet e tyre vetëm në gjuhën maqedonase. Ai do të ndryshoj ky trend, mbetet të shihet pas konstituimit të Parlamentit dhe formimit të qeverisë së re. (INA)