I zë zjarrin vetes në shtëpinë e ish-vjehrrës


I zë zjarrin vetes në shtëpinë e ish-vjehrrës

08:43 02/03/2017

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Një i ri i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e ish- të fejuarës së tij, pasi është vetëdjegur me benzinë. Protagonist i ngjarjes së rëndë, të ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Korçës, mësohet se ka qenë Olger Miho, 34 vjeç. 

Vetëdjegia në banesën e prindërve të ish- të fejuarës së tij dyshohet se ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme që Miho kishte patur me ish-të fejuarën dhe familjarët e saj. Mëngjesin e sotëm, në banesë kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë vetëm nëna dhe motra e ish-të fejuarës së Mihos, së bashku me një fëmijë të mitur.

Përballë mungesës së ish-të fejuarës, Miho duket se është përkeqësuar nga gjendja psikologjike dhe ka hedhur benzine mbi trupin e tij pa hezituar edhe t’i vërë flakën. Djegiet kanë qenë tragjike për të riun, i cili ka humbur jetën në vend.

Nga zjarri mbetën të asfiksuar dy persona që ishin në banesë, në momentin që Olger Miho i vuri zjarrin vetes. /tvklan.al






Të ngjashme