Mposhtet qeveria, emigrantët nuk largohen nga Britania
Qeveria britanike është mposhtur pasi “House of Lords”vendosi se ministrat duhet të garantojnë të drejtat e shtetasve evropianë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas procesit të Brexit.
Votimi 358 me 256 përbën humbjen e parë të qeverisë britanike ndaj parlamentit. Sipas ministrave kjo çështje është prioritare dhe duhet të jetë pjesë e një marrëveshje për të mbrojtur emigrantët britanikë përtej deteve.Emigrantët britanikë në vendet e BE
Projektligji do i japë kryeministres britanike Theresa May autoritetin për të nisur procesin e Brexit nënme negocimet zyrtare nën Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës. Amendamendi i refuzuar nga Lordët kërkon që qeveria të paraqesë propozimet e saj për artikullin 50 brenda 3 muajve për t’u siguruar shtetasve evropianë të njëjtat të drejta në Mbretërinë e Bashkuar edhe pas procesit të Brexit.Shtetasit evropianë në Britani
Gjithçka mund të marrë një kthesë kur anëtarët e Parlamentit të votojnë sërish për projektligjin e Brexit. Qeveria shpreson të rikthejë rezultatin kur legjislacioni t’i kalojë “House of Commons”.Si lëviz në Parlamentin britanik projektligji i Brexit
Departamenti për daljen nga Bashkimi Evropian tha: Jemi të zhgënjyer që “House of Lords” kanë vendosur të ndryshojnë një projektligj që “House of Commons” e kanë kaluar pa asnjë ndryshim. Projektligji ka një qëllim largpamës: Të miratojë rezultatet e referendumit dhe të lejojë qeverinë të vazhdojë me negociatat”./tvklan.al