Edhe Komisioni i Ekonomisë mbështet shkarkimin e Enkeleda Shehit


Edhe Komisioni i Ekonomisë mbështet shkarkimin e Enkeleda Shehit

15:47 02/03/2017 https://youtu.be/s0bAaiOrjtM

Pas propozimit të bordit të Autortetit të Mbikëqyrjes Financiare për shkarkimin e drejtores ekzekutive të këtij institucioni, Enkeleda Shehi, edhe komisioni i ekonomisë ka mbështetur largimin e saj.

Përplasjet mes komisionit të ekonomisë dhe AMF-së gjatë vitit të fundit nuk kanë qenë të pakta, por motivi për shkarkimin e saj kulmoi pas një raporti që vetë bordi i Autoritetit dorëzoi në Kuvend, ku e akuzonte Shehin për presion, dhunë verbale dhe pengesë për zbatimin e vendimeve që merrte bordi drejtues.

Vetë Enkeleda Shehi, e thirrur për të raportuar ka mohuar akuzat e bëra. Madje ajo e krahasoi situatën ku ndodhej me një gjyq diktature.

Javën e ardhshme Parlamenti do të hedhë në votim nëse duhet të shkarkohet apo jo drejtuesja e këtij institucioni./ TV KLAN






Të ngjashme