Shqiptarja që po çmend gjermanët me linjat e saj
Kryeqyteti piktoresk i Bavarisë, Mynihu është një nga destinacionet më kulturore të Evropës.
Qyteti i 3-të më i madh në Gjermani, i njohur për festat e përvitshme të “Octoberfest” do njihet së shpejti edhe si shtëpia e një bukurosheje, prejardhja e të cilës është Shqipëria. Emri i saj është Klaudia Nana dhe vendlindja e saj është Tirana. Ajo u shpërngul në Mynih që në moshë të hershme dhe ka ecur në pasarelat e disa kompeticioneve të njohura si ai i Miss Diasporas në vitin 2013. Biondja që kthen kokat e atyre që e shohin në rrugë është gati për t’u bërë e famshme. Në një intervistë ajo ka thënë: “Kam lindur në Shqipëri por jam rritur në Gjermani. Ndihem më shumë gjermane se shqiptare. Shtëpia ime është Mynihu. Shkoj në Shqipëri vetëm në sezonin e verës. Përsa i përket skuadrave të futbollit e kam të vështirë të zgjedh për kë të bëj tifo sepse jam dhe me Gjermaninë dhe me Shqipërinë. Do ishte një makth për mua nëse dy shtetet e mia do ndesheshin!”/tvklan.al