13:24 06/05/2014Një 55-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku 55-vjeçari Haxhi Lleshi, me profesion elektriçist pranë nënstacionit të këtij qyteti, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Burime të policisë bëjnë me dije se për shkak të plagëve të rënda, 55 –vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital.Policia e Peshkopisë po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.tvklan.al/m.s