“Provokacja” edhe nga Smajlaj
Mediat serbe shikojnë skandale kudo madje edhe në një veprim të kthyer të zakonshëm në çdo aktivitet sportiv nga atletët shqiptarë. Simboli i Shqiponjës i bërë nga Izmir Smajlaj në kampionatin Europian në salla të mbyllura është vlerësuar si një provokim për spektatorët vetëm pse garat mbaheshin në Beograd.
Gazeta “Kurir” publikoi pamjet, që më parë ishin shfaqur në të gjithë Europën nga shumë kanale televizive që e trasmetonin aktivitetin direkt. Sipas gazetës sportisti shqiptar bëri shqiponjën me duar edhe pse u përshëndet me duartrokitje pas përfundimit të konkurrimit në kërcim së gjati.
Edhe “B92” e quajti një provokim festimin e Izmir Smajlajt, i cili u shpall kampion i Europës, në të njëjtën sallë ku disa ditë më parë fitoi medaljen e artë në kampionatin Ballkanik. Izmir Smajlaj arriti një sukses të rëndësishëm për atletikën shqiptare duke marrë medaljen e artë. Ai përmirësoi edhe rekordin kombëtar në kërcimit së gjati në salla të mbyllura, duke kërcyer 8 metra e 8 centimetra.
Tv Klan