
Hodhën drogën dhe ia mbathën, policia operacion për t’i kapur
Policia kufitare e Sarandës ka sekuestruar në kufi me Greqinë 4 çanta të mbushura me lëndë narkotike, dhe ka nisur një operacion për arrestimin e tre personave që u zhdukën në brendësi të pyllit.
Në vendin e quajtur “Lerat e Vlashit”, policia konstatoi tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike.
Me të parë se po ndiqeshin nga policia, tre personat braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia sekuestroi 4(katër) çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej 75 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa, e paketuar në qese transparente.
Forcat e rendit po vijonë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që transportonin lëndën narkotike./tvklan.al