“Çështja Kareli”, shqetësim për Këshillin e Europës
Ilina Mineva, Përfaqësuese e Këshillit të Europës:
“Ka një rekomandim shumë të rëndësishëm që është aprovuar nga Komiteti i Ministrave për trajtimin e të burgosurve të huaj. Të burgosurit e huaj përbëjnë një grup shumë të cënueshëm, duke qenë se ata ose nuk njohin gjuhën e vendit, ose nuk njohin traditat, dhe kulturën, ose nuk kanë lidhje jashtë burgjeve, ose nuk kanë vizita të familjarëve të tyre. Për më tepër, ata nuk mund të riintegrohen në shoqëri, sepse shumë prej tyre duhet të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Ka shumë problem me të burgosurit e huaj dhe ka disa vende që përballen me këtë sfidë. Kishte nevojë për rregulla të qarta në këtë drejtim. Ndaj kjo çështje shkoi në tryezën e ministrave, në mënyrë që të ndihmonim shtetete anëtare të Këshillit të Europës që të zgjidhin çështjen e trajtimit të burgosurve të huaj. Presim të shihim impaktin praktik të këtyre rekomandimeve.”Po çfarë ndodh kur një vend i Këshillit të Europës nuk zbaton rekomandimet e aprovuara nga Komiteti i Ministrave?Ilina Mineva, Përfaqësuese e Këshillit të Europës:
“Çështja mund të çohet te Gjyakata e të drejtave të njeriut. Është Gjykata e të drejtave të njeriut që kujdeset për të parë nëse angazhimi politik që vendet kanë marrë përsipër për zbatimin e rekomandimeve respektohet në praktikë”.Komiteti për parandalimin e torturës mund të hartojë një raport për çështjen Kareli.TV KLAN