Kalendar i vështire për Skënderbeun
Barazimet që Kukësi dhe Skënderbeut morën në javën e fundit të superligës si dhe fitorja e Partizanit e kanë bërë sërish të paparashikueshëm kampionatin. Por në mbyllje të fazës së tretë të kampionatit dhe 2 javët e para të fazës së katërt pritet të ndikojnë në shfaqjen më qartë të ekipit që do të jetë më pranë titullit kampion
Kalendarin më të vështirë e ka Skënderbeu. Duke filluar që nga e premtja e kësaj javë korcarët do të përballen me Tiranën. Sfidë direkte dhe tejet e rëndësishme do të jetë ajo me Kukësin që do të luhet në Korçë. Më 1 prill ditën e gënjeshtrave do të shihet në të vërtetë cili është me parë trofeut Partizani apo Skënderbeu, në takimin që do të luhet në Selman Stërmasi.
Më pas korçarët do të vizitojnë edhe Flamurtarin e Shpëtim Duros, që tashmë ka ndryshuar lojën e vet. Edhe Partizani ka kalendar të vështirë. Pas Flamurtarit vjen Korabi, Skënderbeu Luftëtari dhe Vllaznia. Disi më i favorizuar është Kukësi, që në 5 javët e ardhshme si ndeshje të forta ka vetëm Skënderbeun dhe Luftëtarin.
KALENDARI I KUKESIT
11/03/17 Kukësi – Korabi
18/03/17 Skënderbeu – Kukësi
01/04/17 Kukësi – Luftëtari
08/04/17 Kukësi – Vllaznia
15/04/17 Teuta – Kukësi
KALENDARI I SKENDERBEUT
10/03/17 Tirana – Skënderbeu
18/03/17 Skënderbeu – Kukësi
01/04/17 Partizani – Skënderbeu
08/04/17 Flamurtari – Skënderbeu
15/04/17 Skënderbeu – Korabi
KALENDARI I PARTIZANIT
12/03/17 Partizani – Flamurtari
18/03/17 Korabi – Partizani
01/04/17 Partizani – Skënderbeu
08/04/17 Partizani – Luftëtari
15/04/17 Vllaznia – Partizani
Tv Klan